REFUND & CANCELLATION POLICY
Politika e Rimbursimit dhe Anulimit
2.1 Statusi i Agjensionit
MASTER TRAVEL SHPK vepron si agjension ndërmjetësues midis klientit dhe linjave ajrore, hoteleve, operatorëve turistikë dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve turistike.
MASTER TRAVEL SHPK nuk është ofrues direkt i transportit apo akomodimit, por ndërmjetëson rezervimet në emër të klientit.
2.2 Politikat e Operatorëve (anulimet, ndryshime, penaltit etj)
Anulimet, ndryshimet, penalitetet dhe rimbursimet rregullohen sipas kushteve të operatorit përkatës (linjë ajrore, hotel, operator turistik etj.).
Ndryshimet për rezervimet e konfirmuara të biletave mund të bëhen me kosto shtesë deri në 72 orë para fluturimit, ndërsa ndryshimet për rezervimet e konfirmuara të hotelit dhe paketave turistike mund të bëhen sipas politikës së operatorit përkatës.
MASTER TRAVEL SHPK nuk ka kompetencë të ndryshojë këto politika, por garanton informim të plotë para konfirmimit të rezervimit, përmes telefonit ose kanaleve te tjera te komunikimit (Whatsapp, Viber, email).
Para secilit konfrimim, klienti informohet me të gjitha pikat e operatorit përkatës sa i përket mundësisë per anulim, ndryshim, rimbursim dhe të gjitha afatet për këto pika.
2.3 Procedura e Anulimit nga Klienti
Çdo kërkesë për anulim ose ndryshim duhet të bëhet me shkrim (email, ose në njërin prej kontakteve të agjensionit).
Data dhe ora e pranimit të kërkesës konsiderohen momenti zyrtar për llogaritjen e penaliteteve.
Tarifat e shërbimit dhe kostot administrative të agjensionit mund të jenë të pakthyeshme.
2.4 Anulimi nga Operatori
Në rast anulimi ose ndryshimi nga operatori (p.sh. anulim fluturimi, overbooking, ndryshim orari, anulim grupi), klienti mund të:
- Pranojë alternativën e ofruar, ose
- Kërkojë rimbursim sipas politikës së operatorit.
Rimbursimi realizohet vetëm pasi fondet të jenë kthyer nga operatori përkatës.
2.5 Afatet e Rimbursimit
Pas konfirmimit të rimbursimit nga operatori:
- MASTER TRAVEL SHPK përpunon kërkesën brenda 48 ore.
- Fondet transferohen në të njëjtën metodë pagese që është përdorur gjatë blerjes, apo alternativa tjera të pranuara nga klienti.
- Afati i reflektimit të shumës në llogarinë e klientit mund të zgjasë maximum 5 ditë pune, varësisht nga banka ose institucioni financiar.
2.6 Anulimi pas Dorëzimit Elektronik
Pas dërgimit të biletës elektronike, voucher-it ose konfirmimit në PDF, rezervimi konsiderohet i ekzekutuar.
Çdo anulim pas këtij momenti i nënshtrohet plotësisht politikës së operatorit dhe mund të përfshijë penalitete të menjëhershme ose mosrimbursim.
2.7 Situata të Jashtëzakonshme (Force Madhore)
Në raste si fatkeqësi natyrore, pandemi, vendime shtetërore, konflikte ose situata të tjera të paparashikuara, rimbursimet dhe ndryshimet varen nga politika e operatorit përkatës.
2.8 Mosmarrëveshjet dhe Juridiksioni
Çdo mosmarrëveshje që lind nga këto kushte rregullohet sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.
Palët bien dakord që juridiksioni kompetent për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është Gjykata komunale ne Viti.