Crystal Family
Turqi → Belek

Crystal Family

Galeria e Fotove

Crystal Family - Fotoja 1

Përshkrimi

Rreth Crystal Family

CRYSTAL FAMILY RESORT & SPA – 5* BOGAZKENT

POZITA:
Hoteli është i vendosur në regjionin Bogazkent, 40km nga aeroporti i Antalisë dhe 50km nga qendra e qytetit të Antalisë.

VENDOSJA:
Hoteli posedon gjithsej 372 dhoma në katër ndërtesa pesë katëshe. Standard dhoma janë 278, (27m²; 78 dhomat janë lidhëse dhe 3 për persona me aftësi të kufizuara, max.3pax); dhoma Familjare 90, (40m², dy dhoma me derë ndarëse, max.4pax); Junior Suita 4 (58m²; një dhomë e ndejës, një dhomë gjumi, një banjë me Jacuzzi, LCD TV dhe DVD player), Sultan Suita 4, (80m²; dy dhoma dhe një dhomë e ditës, dy banjë një me Jacuzzi, LCD TV dhe DVD player). Të gjitha dhomat janë me banjë private me dush/vaskë dhe tharëse flokësh, sistem të klimatizimit, telefon direkt, mini bar (rimbushet çdo ditë me lëngje), arka, qilim në dysheme, TV satelitor me kanale muzikore, WI-FI interneti 56Kbps, ballkon.

SHËRBIMI:
Ultimate All Inclusive – 24 orë ushqim dhe pije. Faculeta freskuese në mirëseardhje dhe pije tradicionale Turke – “sherbet” në të arritur, mëngjesi, mëngjes i vonshëm, drekë dhe darka, bufe dietale, bufe speciale për fëmijë, restorant me ushqim të lehtë gjatë ditës, A’la Carte restoranti në mbrëmje me rezervim paraprak (fëmijët nën moshën 7 vjeçare nuk lejohen) dhe mund të shfrytëzohet njëherë gjatë qëndrimit, akullorja shërbehet në Lagoon bar prej 17.00 – 19.00, ëmbëlsirë pasdite, çaj dhe kafe, 7 bare përgjatë kompleksit të hotelit. Me pagesë: pijet alkoolike “premium”, verërat internacionale dhe shërbimi në dhomë, lëngjet e freskëta frutash dhe të gjitha pijet alkoolike të importuara gjatë orës 01.00 – 10.00.

PËRMBAJTJA:
Restoranti kryesor Lalezar, A’la Carte restorantet – Mexican, Turk, Italian me rezervim paraprak dhe mund të shfrytëzohet njëherë gjatë qëndrimit. Me pagesë: mjeku, kujdestar i fëmijëve, larje rrobash dhe pastrim kimik, lidhje interneti në dhomë, floktari, qendra tregtare, lojëra në kompjuter dhe Rent a Car

PLAZHI:
Hoteli posedon plazh privat me rërë, shtretërit, ombrellat janë pa pagesë. Peshqirët në plazh me depozitë.

SPORTI DHE ARGËTIMI:
Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park, fushë tenisi, volejboll, basketboll, volejboll plazhi, mini futboll, mini golf, qendër fitnesi, banjë Turke, Sauna, Jacuzzi, sportet ujore pa motor – janë pa pagesë. Me pagesë: Masazhi, qendra SPA, sportet ujore me motor, pajisjet për tenis, ndriçimi për fushën e tenisit, bowling, biliardo, fushat profesionale të futbollit. Programe argëtuese me ekipe profesionale gjatë ditës dhe “show” programe speciale në mbrëmje. Mini klub për fëmijë prej moshës 04 – 12 vjet, dhe Junior klub prej 13 – 16 vjet gjatë ditës dhe mini Disco në mbrëmje.

Vendndodhja

Shteti
Turqi
Qyteti
Belek

Merrni eSIM për Udhëtimin Tuaj

Merrni internet pa stres në destinacionin tuaj me eSIM nga Softix eSIM.

Merrni eSIM Tani

Keni nevojë për ndihmë?

Ekspertët tanë të udhëtimit janë këtu për t'ju ndihmuar me rezervimin dhe çdo pyetje.

+38344729778 +38344729778 info@mastertravel-ks.com